Beteja për t’u bërë kryeministër i ardhshmëm i Mbretërisë së Bashkuar përfundoi në përplasje të ashpra të hënën mbrëma, ndërsa Rishi Sunak nisi sulme të përsëritura ndaj politikave ekonomike të të preferuarës Liz Truss në debatin e tyre të parë televiziv kokë më kokë.
Sipas BBC, dy kandidatët e udhëheqjes konservatore shkëmbyen goditje mbi uljen e taksave, Kinën dhe inflacionin, me ish-kancelarin Sunak që akuzoi sekretaren e jashtme se po kërkonte shkurtimin e sigurimeve kombëtare.
Truss akuzoi ish-kolegun e saj të kabinetit për rritjen e taksave në nivelin më të lartë për 70 vjet.
Megjithatë, më fund të debatit gjërat u zbutën, pasi Truss tha se do të donte të kishte Sunak në ekipin e saj nëse ajo bëhet kryeministre. Sunak vlerësoi qëndrimin e saj ndaj Rusisë. Por mosmarrëveshja mbi taksat dominoi debatin./albeu.com/