BotaLajme

Ambasadori rus në Athinë: Rusia dhe Greqia kanë ndërprerë plotësisht marrëdhëniet dypalëshe

Rusia dhe Greqia i kanë ndërprerë plotësisht marrëdhëniet dypalëshe. “Aktualisht marrëdhëniet mes Moskës dhe Athinës janë tërësisht të shkatërruara, nuk ka bashkëpunim dhe kontakte“, tha ambasadori i Rusisë në Greqi, Andrei Maslov.

“Marrëdhëniet dypalëshe u shkatërruan plotësisht në fund të shkurtit dhe ato nuk ekzistojnë më”, tha Maslov për televizionin “Russia 24”.

Sipas tij, pala greke nuk po bashkëpunon dhe nuk kanë kontakte. Diplomati rus arriti në përfundimin se në vetëm pak ditë u shkatërruan të gjitha marrëdhëniet dypalëshe që ishin ndërtuar prej dekadash.

Show More

Related Articles

Back to top button