BotaLajme

BE zgjat sanksionet kundër Rusisë deri në janar 2023

Bashkimi Europian ka vendosur të rinovojë sanksionet kundër Rusisë për gjashtë muaj të tjerë, deri në fund të janarit 2023, sipas The Guardian.

Vendimi, një formalitet i marrë nga ministrat e energjisë të BE-së, i referohet sanksioneve që u futën për herë të parë në fuqi në vitin 2014 dhe u zgjeruan ndjeshëm pas pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të këtij viti.

Bashkimi Europian po  shqyrton gjithashtu mundësinë e sekuestrimit të aseteve ruse për t’i përdorur ato për rindërtimin e Ukrainës. Ndërsa shumica e vendeve të BE-së besojnë se konfiskimi është politikisht dhe moralisht i dëshirueshëm, ata janë të shqetësuar gjithashtu s është i paligjshëm dhe se do të krijonte mundësi ndaj padive për bllokun që mund të rrezikonte t’i humbiste rastet në gjykatat e veta.

Show More

Related Articles

Back to top button