BotaLajme

Rëndohet bilanci i tragjedisë në Santo Domingo, mes 184 viktimave edhe këngëtari i njohur

Është përkeqësuar bilanci i viktimave nga shembja e çatisë së një klubi nate në Santo Domingo në Republikën Domenikane. Mediat ndërkombëtare bëjnë të ditur se 184 persona kanë humbur jetën, ndërsa qindra të tjerë janë plagosur.

Të paktën 50 persona u nxorën të gjallë. Mes viktimave është edhe këngëtari merengue Rubby Perez, i cili po performonte kur ndodhi shembja, si edhe ish-lojtarët e bejsbollit. Në klubin e natës ndodheshin rreth 500-1000 njerëz.

Mediat vendase bëjnë të ditur se vdekja e Rubby-t ka tronditur botën e muzikës latine. Familja e tij e konfirmoi lajmin në një deklaratë të postuar në mediat e tij sociale: “Me dhimbje të thellë, njoftojmë ndarjen nga jeta të të dashurit sonë Rubby Pérez. Ne jemi thellësisht mirënjohës për dashurinë, mbështetjen dhe solidaritetin që kemi marrë gjatë kësaj kohe të dhimbshme. Trashëgimia e tij muzikore dhe njerëzore do të jetojë në zemrat tona. U prehtë në paqe.”

Autoritetet vendase si drejtori i urgjencës, ministrat e Mbrojtjes dhe Shëndetësisë dhe presidenti Luis Abinader shkuan në vendngjarje dhe shprehën keqardhjen e tyre për tragjedinë.

“Na vjen thellësisht keq për këtë tragjedi. Ne e kemi ndjekur rastin minutë pas minute. Të gjitha agjencitë po ofrojnë ndihmën e nevojshme dhe po punojnë pa u lodhur,” tha Abinader.

Të plagosurit e dërguar në spital me autoambulanca mendohet se janë rreth njëqind.

 

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk