
Presidenti amerikan Donald Trump fajësoi sërish liderin e Ukrainës Volodymyr Zelensky për nisjen e luftës me Rusinë, vetëm pak kohë pas sulmit masiv që u mori jetën 35 personave, mes tyre dhe fëmijë në Sumi.
Trump shtoi megjithatë se presidenti ukrainas ndan fajin me udhëheqësin rus, Vladimir Putin për miliona njerëz të vrarë në këtë luftë.
“Ajo është një luftë që nuk duhej kurrë të niste dhe Biden mund ta ndalonte, po ashtu edhe Zelenski mund ta ndalonit, si dhe Putin nuk duhej ta kishte nisur atë. Të gjithë janë për tu fajësuar.
Zelenski gjithmonë kërkon që të blejë raketa. Kur ti nis një luftë, duhet ta dish nëse mund ta fitosh apo jo? Ti nuk mund të nisësh një luftë kundër dikujt që është 20 herë më i madh se ty dhe më pas të shpresosh që njerëzit të të japin ty raketa”, tha Trump.
I pyetur më herët për sulmin më vdekjeprurës të Rusisë në Ukrainë, Trump tha se ishte një zhvillim i tmerrshëm dhe se ishte informuar se Moska ka bërë një gabim. Gjithashtu shtoi se po bën gjithçka mundet që të sjellë paqen.
“Gjithçka që mund të them është se po përpiqem që ta ndaloj. Dëshiroj që vrasjet të marrin fund dhe mendoj se po ecim mirë në këtë drejtim. Mendoj se do të kemi propozime të mira shumë shpejt.
Më pas përsëriti akuzat e zakonshme se kjo është një luftë që nuk duhej të kishte nisur kurrë dhe se Biden duhej ta kishte ndaluar”, deklaroi presidenti.