BotaLajme

Izraelitëve u ndalohet hyrja në Maldive

Ishujt Maldive janë një destinacion i jashtëzakonshëm turistik, por shumë shpejt për turistët izraelitë ky vend nuk do të jetë më i aksesueshëm.

Vendimi është marrë nga autoritetet atje me qëllim mbështetjen e kauzës palestineze dhe për të shprehur solidaritet me popullin e Gazës i cili vuan pasojat e luftës me Tel Avivin.

Në vitin 2023, më shumë se 11,000 izraelitë vizituan ishujt Maldivet, por numri i turistëve izraelitë ra ndjeshëm në fillim të vitit 2024.

Ndalimi për hyrjen e turistëve izraelitë, i shpallur të martën, hyn në fuqi menjëherë, tha një zëdhënës në zyrën e Presidentit për agjencinë e lajmeve AFP.

Kjo lëvizje vjen mes presionit të brendshëm në rritje për një qëndrim më të fortë ndaj konfliktit.

Maldivei i bashkohen Bangladeshit dhe Pakistanit në rajonin e Azisë Jugore që ndalojnë personat që mbajnë pasaporta izraelite të hyjnë në vendet e tyre./TV21

 

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk