BotaLajme

OKB: Mbi 2 milionë njerëz të bllokuar në Gaza

Zëdhënësi i Kombeve të Bashkuara (OKB), Stephane Dujarric, ka deklaruar se mbi 2 milionë njerëz janë të bllokuar brenda Rripit të Gazës.

“Mbi 2 milionë njerëz mbeten të bllokuar brenda Gazës. Armiqësitë e vazhdueshme dhe pakësimi i furnizimeve me ndihma kanë rritur nivelet e stresit, veçanërisht tek fëmijë, me nevojat e shëndetit mendor që rriten nga dita në ditë”, tha Dujarric.

Duke cituar Zyrën për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA), Dujarric tha se furnizimet humanitare janë afër boshatisjes pasi Izraeli më 2 mars vendosi një mbyllje të plotë për hyrjen e ngarkesave në enklavë, përfshirë ndihmën humanitare.

Dujarric theksoi se gjithashtu edhe sektori i ujit është prekur “shumë” nga armiqësitë, me pothuajse 90 për të aseteve ujore të prekura.

“Ne ri-theksojmë se Izraeli, si fuqi okupuese, ka detyrime të qarta sipas ligjit ndërkombëtar, të cilat përfshijnë sigurimin e ushqimit, furnizimeve mjekësore dhe shërbimeve shëndetësore publike, si dhe lehtësimin e ndihmës humanitare kur këto nuk ofrohen ndryshe”, tha ai.

Duke iu referuar Bregut Perëndimor, zëdhënësi i OKB-së tha se mijëra banorë janë zhvendosur dhe nuk mund të kthehen në shtëpitë e tyre derisa operacionet izraelite në veri po vazhdojnë.

Të paktën 51 mijë palestinezë janë vrarë në Gaza që nga tetori i vitit 2023, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.

Nëntorin e vitit të kaluar, Gjykata Penale Ndërkombëtare lëshoi urdhër-arreste ndaj Netanyahut dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Izraeli për veprimet në enklavën palestineze gjithashtu përballet me një çështje gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

 

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk