BotaLajme

Gaza, vriten të paktën 14 palestinezë në sulmet izraelite gjatë natës

Të paktën 14 palestinezë u vranë nga sulmet e ushtrisë izraelite gjatë natës në qytete të ndryshme në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Avionët luftarakë izraelitë shënjestruan qytetet Khan Younis në jug të Rripit të Gazës, Gaza në veri dhe Deir al-Balah në pjesën qendrore të Rripit natën vonë.

Sipas lajmit të agjencisë zyrtare palestineze WAFA, në sulmin ndaj një shtëpie në zonën As-Sikke në qendër të Khan Younis, janë vrarë 9 persona, mes të cilëve 2 fëmijë ndërsa 13 janë plagosur.

Në sulmin me artileri në lagjen El-Ketibeh të Khan Younis u regjistruan të plagosur.

Të paktën 5 persona, përfshirë një mjek, u vranë në sulmet që synonin qytetet e Gazës në veri dhe Deir al-Balah në Rripin qendror të Gazës.

Pas armëpushimit që hyri në fuqi më 19 janar në Rripin e Gazës, Izraeli mëngjesin e 18 marsit rifilloi sulmet e dhunshme.

 

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk