BotaLajme

Trump: Rusia është gati për paqe, por Ukraina jo

Presidenti amerikan Donald Trump tha se Rusia është e gatshme të nënshkruajë një traktat paqeje, por se bindja e Ukrainës për të rënë dakord me marrëveshjen është “më e vështirë nga sa priste ai”, raporton Anadolu.

“Unë mendoj se kemi një marrëveshje me Rusinë. Ne duhet të bëjmë një marrëveshje me Zelensky dhe shpresoj ta bëjmë. Mendova se do të ishte më e lehtë për të bërë një marrëveshje me Zelensky. Deri tani ka qenë më e vështirë. Por mirë, kjo është mirë,” u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

Ai shtoi se beson se ka një “marrëveshje nga të dyja palët” dhe shprehu shpresën se do të realizohet.

“Dua të shpëtoj jetë. Ne po shpenzojmë shumë para, por kjo ka të bëjë me njerëzimin,” tha Trump.

Sulmoi Zelensky mbi Krime

Më herët gjatë ditës, Trump kritikoi presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për një deklaratë në një konferencë shtypi të martën, në të cilën ai përjashtoi mundësinë e njohjes së okupimit të Krimesë nga Rusia.

“Kjo deklaratë është shumë e dëmshme për negociatat e paqes me Rusinë, duke qenë se Krimea u humb shumë vite më parë nën Barack Obama dhe nuk është më as temë diskutimi”, shkroi Trump në rrjetet sociale.

“Askush nuk po i kërkon Zelenskit që të njohë Krimenë si territor rus, por nëse ai e dëshiron atë, pse nuk luftuan për të njëmbëdhjetë vjet më parë, kur ajo iu dorëzua Rusisë pa gjuajtur asnjë të shtënë?”

“Nuk më intereson se e kujt është Krimea. Unë thjesht dua që lufta të përfundojë”

I pyetur nëse marrëveshja, të cilën, sipas tij, Rusia e pranon, përfshin edhe njohjen e sovranitetit rus mbi Krimenë, Trump u përgjigj në mënyrë të paqartë:

“Gjithçka është në rregull. Shiko, unë dua vetëm që lufta të përfundojë. Nuk më intereson. Nëse të dyja palët janë të lumtura dhe nënshkruajnë marrëveshjen, kjo është gjëja më e rëndësishme. Unë nuk kam favoritë. Unë dua vetëm një marrëveshje. Unë dua që të shpëtohen jetë.”

Një takim i mundshëm me Putinin

Trump njoftoi se ekzistonte mundësia e takimit me Vladimir Putin në mes të majit, gjatë një vizite të planifikuar në Arabinë Saudite, por shtoi se takimi “me shumë mundësi nuk do të ndodhë atëherë”.

“Unë mendoj se do të takohemi së shpejti pas kësaj,” tha ai.

 

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk