BotaLajme

Lavrov: SHBA dhe Rusia po lëvizin në drejtimin e duhur për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë!

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov në një intervistë për CBS Neës që do të transmetohet në rrjetin televiziv amerikan pasnesër, u shpre se qeveritë amerikane dhe ruse po lëvizin në drejtimin e duhur” për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Më tej ministri theksoi se ka elementë specifikë të marrëveshjes që mbeten për t’u sqaruar për të arritur dakordësim.

“Deklarata e presidentit (SHBA-së Donald Trump) i referohet një marrëveshjeje dhe ne jemi të gatshëm të arrijmë një marrëveshje, por ka disa pika specifike, elemente të kësaj marrëveshjeje që duhen sqaruar”, tha Lavrov në një intervistë për “Face the Nation” të CBS.

Ai shtoi se do të vazhdojnë kontaktet me palën amerikane në lidhje me situatën në Ukrainë dhe se ka disa indikacione se po ecin në drejtimin e duhur. Duke iu përgjigjur breshërisë së sulmeve ruse në Kiev në orët e para të së enjtes, të cilat vranë të paktën 12 persona dhe plagosën dhjetëra, Lavrov u përgjigj se ata synojnë vetëm objektiva ushtarakë ose objekte civile të përdorura nga ushtria ukrainase.

“Nëse është një objekt i përdorur nga ushtria ukrainase, Ministria e Mbrojtjes, komandantët në terren kanë të drejtë të sulmojnë”, përsëriti ai.

 

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk