
Lideri konservator i Gjermanisë në mënyrë të papritur nuk ka arritur të sigurojë numrin e nevojshëm të votave për të formuar shumicën në parlament për t’u bërë kancelar, raporton BBC.
Friedrich Merz kishte nevojë për 316 vota në Bundestagun me 630 vende, por siguroi vetëm 310, në një goditje të rëndësishme për udhëheqësin e demokratëve të krishterë, dy muaj e gjysmë pasi fitoi zgjedhjet federale të Gjermanisë.
Koalicioni i tij me qendrën e majtë ka vende të mjaftueshme në parlament, por duket se 18 deputetë që pritej ta mbështesnin atë nuk u pajtuan. Dështimi i Merz në votimin e parë shihet si i pashembullt në historinë moderne gjermane.
Bundestagu do të ketë tani edhe 14 ditë të tjera për të zgjedhur ose Merzin ose një kandidat tjetër si kancelar.