
Presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka deklaruar se beson se çmimi i naftës është një faktor kyç në përpjekjet për të siguruar paqen në Ukrainë.
Në komentet për gazetarët mbrëmë, presidenti amerikan tha: “Mendoj se Rusia me çmimin e naftës tani, nafta ka rënë, ne jemi në një pozicion të mirë, ata duan të zgjidhin çështjen. Ukraina dëshiron të zgjidhë çështjen.”
Çmimi i naftës, i cili nxit ekonominë ruse, ka rënë me rreth 15 dollarë për fuçi që nga fillimi i vitit 2025.
“Kemi bërë një rrugë të gjatë dhe, mund të ndodhë diçka, por shpresojmë se do të ndodhë”, shtoi Trump.
Kremlini u pyet për një takim të mundshëm në Arabinë Saudite dhe tha se një takim midis Vladimir Putin dhe Trump është i nevojshëm, por se Putini nuk ka planifikuar udhëtime në Lindjen e Mesme.
Trump tha se planifikon të vizitojë Arabinë Saudite në fillim të këtij muaji.