Situata e vështirë e motit në Indi ka sjellë pasoja tragjike, pasi 20 persona të Biharit kanë humbur jetën brenda 24 orësh për shkak të goditjeve nga rrufetë.
Mediat vendore kanë paralajmëruar që të mërkurën dhe të enjten parashikohen stuhi të tjera me vetëtima në pjesët veriore të shtetit.
Kryeministri i Biharit, Nitish Kumar u ka kërkuar njerëzve që të ndjekin nga afër këshillat e autoritetit të menaxhimit të fatkeqësive të shtetit.
Ky nuk është rasti i parë i vdekjeve nga rrufeja, pasi qindra persona humbin jetën çdo vit gjatë shirave të musonit në Indi.
Disa nga personat më të ekspozuar ndaj rrezikut janë ata që punojnë në ambiente të hapura.
Sipas BBC, Kumar njoftoi një kompensim prej 400,00 rupi (5,008 dollarë; 4,154 £) për familjet e secilit prej viktimave.
Pozicioni gjeografik i shtetit e bën atë veçanërisht të ndjeshëm ndaj goditjeve të shpeshta të rrufesë gjatë musoneve.
Të dhënat satelitore të mbledhura nga Instituti Indian i Meteorologjisë Tropikale tregojnë gjithashtu se sulmet ishin “rritur me shpejtësi” midis 1995 dhe 2014.
India regjistroi më shumë se 18 milionë goditje rrufe midis prillit 2020 dhe marsit 2021, sipas një studimi nga Këshilli jofitimprurës i Promovimit të Sistemeve të Vëzhgimit të Rezistencës ndaj Klimës.
Kjo ishte një rritje prej 34% krahasuar me një periudhë të ngjashme gjatë vitit të kaluar./Top Channel/