
Rusia është përgjegjëse për rrëzimin e një aeroplani të kompanisë “Malaysia Airlines” në pjesën lindore të Ukrainës në korrikun e vitit 2014, ka konkluduar agjencia e aviacionit e Kombeve të Bashkuara.
Të gjithë 298 personat që ndodheshin në atë aeroplan e kishin humbur jetën, pasi mjeti ishte rrëzuar nga një raketë e prodhimit rus, raporton televizioni BBC.
Kremlini gjithmonë e ka mohuar përgjegjësinë për këtë rast.
Të hënën, Këshilli i Aviacionit Civil Ndërkombëtar votoi me shumicë votash për të konkluduar se Federata Ruse kishte dështuar që t’i respektonte detyrimet e saj sipas së drejtës ndërkombëtare për transportin ajror, me të cilën shteteve u kërkohet që “të përmbahen nga zgjedhja e përdorimit të armëve kundër aeroplanëve civilë në fluturim”



