BotaLajme

Pas një dite kaosi, sot pritet të nisin negociatat Ukrainë-Rusi

Edhe pse negociatat ndërmjet delegacionit ukrainas dhe atij rus në Stamboll ishte planifikuar të nisnin më 15 maj, kjo nuk ndodhi, dhe gjithë kaosi përfundimisht çoi në shtyrjen e takimit.

Stambolli, vendi ku Evropa takohet me Azinë, dje nuk u bë vendi ku u takuan zyrtarët ukrainas dhe rusë.

Pasi u bë e ditur se presidenti rus, Vladimir Putin nuk do të marrë pjesë në negociata dhe se do të dërgojë një ekip ndihmësish dhe zyrtarësh të tjerë, edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky shfaqi një lloj rezervimi, duke vendosur që ta dërgojë ekipin e tij disi më vonë se ai rus.

Lideri ukrainas, gjatë një konference për shtyp më 15 maj, njoftoi se nuk do të marrë pjesë personalisht në negociatat e ardhshme me Rusinë në Stamboll, por se do të dërgojë një delegacion të kryesuar nga ministri i Mbrojtjes, Rustem Umerov.

Gjithashtu, nga Ukraina u bë e ditur për gazetarët se Putini ka dërguar një ekip “të nivelit më të ulët” negociatorësh dhe se, në thelb, e gjithë kjo do të jetë një “shfaqje ruse për publikun” që nuk ka për qëllim arritjen e paqes.

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk