BotaLajme

Reagimi i Liz Truss kur gazetares i bie të fikët, gjatë një debati ndërmjet dy kandidatëve për pasues të Boris Johnson

Një debat i drejtpërdrejtë midis dy kandidatëve për të zëvendësuar kryeministrin në largim Boris Johnson, Liz Truss dhe Rishi Sunak u ndërpre në mënyrë dramatike nga një incident që ndodhi në studion ku ata ishin duke marrë pjesë.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, kjo ndodhi pasi prezantueses Kate McCann i ra të fikët – duke bërë që transmetimi fillimisht të ndërpritet dhe më vonë të anulohet.

Kandidatët konservatorë po përballeshin për herë të dytë në dy ditë, teksa konkurronin për të qenë kryeministër.

Momenti dramatik ndodhi kur zonja Truss po i përgjigjej një pyetjeje rreth gjysmë ore në ngjarjen TalkTV/The Sun.

Dhe një zhurmë bëri që Sekretarja e Jashtme, qartësisht e shqetësuar, të “kapte fytyrën” e shokuar teksa ajo bërtiti: ‘O Zot!’.

Zonja Truss u pa më pas duke lënë podiumin e saj dhe duke ecur drejt vendit ku kishte qëndruar zonjusha McCann.

Transmetimi u ndërpre me shpejtësi, pati një pauzë të gjatë në transmetim ndërsa shikuesit pyesnin se çfarë kishte ndodhur në studio, përpara se një ‘çështje mjekësore’ të citohej si shkaku i shqetësimit.

Duke konfirmuar se pjesa tjetër e debatit nuk do të vazhdonte më, TalkTV tha më vonë në një deklaratë: ‘Kate McCann-it i ra të fikët në transmetim dhe megjithëse është mirë, këshilla mjekësore ishte që “ne të mos vazhdojmë me debatin”. /Telegrafi/

Show More

Related Articles

Back to top button