BotaLajme

Izraeli mund të sulmojë Iranin?

Izraeli mund të sulmojë Iranin. Për këtë arsye, sipas mediave amerikane Uashingtoni ka urdhëruar largimin e pjesës më të madhe të stafeve diplomatike dhe qytetarëve amerikanë nga Irani dhe Iraku.

Në këto vende do të qëndrojë një pjesë e vogël e stafit që konsiderohet si i rëndësishëm. Rrezikun e la të kuptohet edhe presidenti amerikan Donald Tramp, kur u pyet për largimin e stafit diplomatik.

“Ato po largohen sepse ato mund të jenë vende të rrezikshme. Të shohim çmund të ndodhë. Irani nuk mund të ketë armë bërthamore, kaq e thjeshtë është”, shprehet Trump.

Në shënjestër të sulmeve mund të jenë sitet bërthamore të Iranit, ku Izraeli dyshon se po zhvillohen armë të shkatërrimit në masë. Qëndrimi i shtetasve amerikanë edhe në Irak vlerësohet si me rrezik nga Uashingtoni, pasi Teherani mund të hakmerret për sulmin izraelit edhe ndaj objektivave amerikane në këtë vend.

 

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk