BotaLajme

Katër civilë të vrarë dhe 11 të plagosur gjatë 24 orëve në Donetsk

Katër civilë janë vrarë nga bombardimet e forcave ukrainase në 24 orët e fundit, sipas një deklarate të separatistëve të mbështetur nga Rusia në Donetsk, në Ukrainën Lindore.

Sipas një mesazhi të postuar në llogarinë zyrtare të separatistëve në Telegram, 4 persona u vranë dhe 11 të tjerë u plagosën.

Qyteti i Donetskut kontrollohet nga separatistët e mbështetur nga Rusia që nga viti 2014. Autoritetet separatiste të Donetskut kanë akuzuar vazhdimisht Ukrainën për bombardimin e qytetit.

Në fillim të këtij muaji ata fajësuan forcat ukrainase për bombardimin e një stacioni të autobusit. /abcnews/

Show More

Related Articles

Back to top button