BotaLajme

Zelensky kërkon “përshpejtim” të sanksioneve ndaj Rusisë pas sulmit masiv në Kiev

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, bëri thirrje për një “përshpejtim” të sanksioneve kundër Rusisë, pasi vendi i tij u bombardua rëndë nga Moska gjatë natës, raporton ANSA.

“Gjatë natës, Rusia kreu një sulm të kombinuar masiv që zgjati pothuajse 10 orë: 18 raketa, përfshirë raketa balistike, dhe rreth 400 dronë sulmues”, tha Zelensky përmes Telegramit, derisa ndodhet në Romë për Konferencën Dyditore për Rimëkëmbjen e Ukrainës, përmes Telegramit.

“Ky është një përshkallëzim i qartë i terrorit nga ana e Rusisë. Kjo do të thotë se nevojitet përshpejtim. Duhet të jemi më të shpejtë me sanksionet dhe ta detyrojmë Rusinë të vuajë pasojat e këtij terrori. Partnerët duhet të jenë më të shpejtë me investimet në prodhimin e armëve”.

Kryeqyteti i Ukrainës u godit sërish nga një sulm masiv me dron nga Rusia gjatë natës, thonë zyrtarët lokalë, me të paktën dy persona të vrarë dhe 13 të plagosur, si dhe zjarre që digjen në të gjithë qytetin.

Autoritetet në Kiev thonë se mbetjet e dronit goditën çatinë e një ndërtese banimi në lagjen qendrore Shevchenkivskyi.

Ukraina raportoi të martën në mbrëmje sulmin më të madh ajror rus, pasi 728 dronë dhe 13 raketa balistike goditën qytete në të gjithë vendin në valë të shumta.

Në orët e para të mëngjesit të së enjtes, administrata ushtarake e Kievit raportoi sulme me dronë rusë në gjashtë lagje të qytetit.

Presidenti rus, Vladimir Putin nisi një pushtim të plotë të Ukrainës në shkurt 2022.

 

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk