BotaLajme

FT: Trump i kërkoi Zelenskyt në mund të godiste dy qytetet më të mëdha ruse

Presidenti amerikan, Donald Trump thuhet se e pyeti Volodymyr Zelenskyn nëse Kievi mund të godiste dy qytetet më të mëdha të Rusisë, nëse SHBA-të do ta furnizonin me fuqinë e duhur të zjarrit, shkruan sot ”Sun”, që citon ”Financial Times”.

Telefonata tronditëse e 4 korrikut shënon një ndryshim të habitshëm në qasjen e Trump ndaj luftës në Ukrainë, me paqebërësin e shndërruar në nxitës, i cili tani synon sulme të drejtpërdrejta ndaj qyteteve ruse për ta bindur Putinin të dorëzohet.

“Volodymyr, a mund ta godasësh Moskën? A mund ta godasësh edhe Shën Petërburgun?”, pyeti Trump gjatë telefonatës, sipas “Financial Times”, duke cituar dy burime të informuara mbi shkëmbimin.

Përgjigja e Zelensky ishte e shpejtë dhe e drejtpërdrejtë kur tha “absolutisht. Mundemi nëse na jepni armët!”.

Trump, larg nga të qenit i tërhequr nga ideja, e mbështeti atë – duke e përshkruar planin si një mënyrë për t’i “bërë ata [rusët] të ndiejnë dhimbjen” dhe për ta detyruar Kremlinin të bëjë një armëpushim.

Është shenja më e qartë deri më tani se Trump ka mbaruar së luajturi lojëra diplomatike me Vladimir Putinin dhe tani po përgatitet ta çojë luftën në pragun e Rusisë.

Shtëpia e Bardhë ka refuzuar të komentojë mbi raportin tronditës.

Por, kjo vjen menjëherë pas masave të ashpra të Trump ndaj Moskës, duke përfshirë një premtim për të goditur Rusinë me tarifa 100% nëse Putin nuk pranon një marrëveshje paqeje brenda 50 ditësh.

”Financial Times” zbuloi se pas telefonatës, një listë e armëve me rreze të gjatë veprimi iu nda Zelenskyt në Romë gjatë takimeve me zyrtarët e mbrojtjes amerikane dhe ndërmjetësit e NATO-s.

Armët e diskutuara përfshinin raketat ”Tomahawk”, me një rreze veprimi prej 1 600 kilometrash dhe Sistemin e Raketave Taktike të Ushtrisë, ATACMS, të cilin Ukraina e ka përdorur tashmë për të goditur zonat e pushtuara nga Rusia – dhe në disa raste, objektiva më thellë brenda Rusisë.

Të hënën, në Zyrën Ovale së bashku me shefin e NATO-s Mark Rutte, ai kritikoi refuzimin e Putinit për të rënë dakord dhe kërcënoi me tarifa sekondare 100% ndaj Rusisë nëse nuk ka armëpushim brenda 50 ditësh.

Ai gjithashtu riafirmoi mbështetjen për mbrojtjen kolektive të NATO-s, në një kontrast të fortë me skepticizmin e tij të mëparshëm ndaj aleancës.

“Jam i zhgënjyer nga Presidenti Putin. Mendova se do të kishim pasur një marrëveshje dy muaj më parë”, tha Trump.

”Jemi shumë, shumë të pakënaqur me [Rusinë] dhe do të vendosim tarifa shumë të ashpra”, tha ai.

Ai zbuloi gjithashtu planet për të armatosur Ukrainën me sisteme mbrojtëse ajrore ”Patriot”, ndërsa aleatët e NATO-s do të paguanin faturën.

 

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk