BotaLajme

Moldavia e vazhdoi gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të rreziqeve ushtarake

Parlamenti i Moldavisë mbrëmë votoi për vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme për edhe 60 ditë, pasi qeveria njoftoi se ende i nevojiten autorizime plotësuese që të përballet me pasojat nga pushtimi rus ndaj Ukrainës. Kryeministrja Natalia Gavrilita theksoi se ai është rrezik i vazhdueshëm për sigurinë energjetike dhe kufitare, si dhe menaxhimin me valën e refugjatëve nga Ukraina.

“Rreziqet për Moldavinë për shkak të luftës në Ukrainë mbeten të larta. Qeverisë i nevojiten autorizime plotësuese”, tha ajo. Vazhdimi do të hyjë në fuqi më 8 gusht. Rreth 500.000 persona e kanë kaluar kufirin që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, në shkurt, prej të cilëve 100.000 kanë mbetur në Moldavi, vend me rreth 2,6 milionë banorë. Parlamenti i Moldavisë votoi për shpalljen e gjendjes së përkohshme të jashtëzakonshme më 24 shkurt, dy ditë pas fillimit të pushtimit rus, dhe e vazhdoi në prill dhe qershor.

Show More

Related Articles

Back to top button