BotaLajme

Presidenti palestinez reagon ashpër pas vendimit të Izraelit për pushtimin e plotë të Gazës

Zyra e Mahmoud Abbasit, presidentit të Autoritetit Palestinez, ka dënuar vendimin e kabinetit të sigurisë izraelite, duke e quajtur atë një “krim të mirëfilltë” dhe një shkelje të ligjit ndërkombëtar.

Në një deklaratë, presidenca paralajmëroi se ky hap do të shkaktojë një “katastrofë humanitare të paprecedentë” dhe akuzoi Izraelin për ndjekjen e politikave të “gjenocidit, vrasjes, urisë dhe bllokadës”.

Deklarata theksoi se populli palestinez nuk do të pranojë asnjë realitet të imponuar me forcë dhe ritheksoi të drejtën e tij për vetëvendosje dhe për një shtet të pavarur me Jerusalemin Lindor si kryeqytet, raporton bbc.

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk