BotaLajme

Përmbytjet shkatërruese në Kentucky, 6 fëmijë mes 25 viktimave

Përkeqësohet bilanci i viktimave si pasojë e përmbytjeve shkatërruese që goditën Kentakin. Zyra e guvernatorit të shtetit të Amerikës Juglindore raporton se 25 persona kanë humbur jetën, duke përfshirë të paktën gjashtë fëmijë, por sipas saj numri i viktimave mund të vazhdojë të rritet.

Ndër historitë tragjike që nisin të shfaqen 24 orë pas katastrofës është ajo e një çifti që humbi të katër fëmijët e tyre, të moshës tetë, gjashtë, katër dhe dy vjeç.

Katër nga fëmijët që u gjetën të vdekur në kontenë Knott pas përmbytjeve shkatërruese në Kentakin lindor. Shtëpia rulotë e familjes u përmbyt shpejt me ujë duke e detyruar familjen të kërkonte strehim. Prindërit u përpoqën të shpëtonin fëmijët e tyre, por uji i fortë ua tërhoqi nga krahët e tyre.

Guvernatori Andy Beshear tha se trupat e katër fëmijëve të zhdukur në kontenë Knott ishin gjetur pas përmbytjeve shkatërruese, por nuk dha detaje shtesë. Sipas guvernatorit, infrastruktura e shkatërruar e bën të vështirë arritjen e njerëzve të zhdukur nga përmbytjet Presidenti Biden po merr përditësime të rregullta për përmbytjet e shpejta në Kentaki dhe Shtëpia e Bardhë po vazhdon të monitorojë nga afër përmbytjet shkatërruese në Kentaki.

Të premten Presidenti Biden i shpalli përmbytjet “një fatkeqësi të madhe” dhe urdhëroi ndihmën federale për të ndihmuar në përpjekjet lokale të rimëkëmbjes. Përmbytjet erdhën pas shirave të dendur në fillim të kësaj jave. Qindra shtëpi në Kentaki janë shkatërruar për shkak të përmbytjeve, tha guvernatori./A2CNN/

Show More

Related Articles

Back to top button