BotaLajme

Armëmbajtja në Amerikë/ Kogresi ndalon me ligj armët gjysmë automatike

Ligjvënësit amerikanë kanë marrë masa ligjore për të ndaluar shitjen e armëve gjysmë automatike. Ata votuan një ligj këtë javë, por analistët amerikanë thonë se republikanët mund ta kthejnë ligjin në Senat. Të shtënat me armë në amerikë janë kthyer në një problem të madh për sigurinë e qytetarëve. 

Kongresi amerikan votoi këtë javë një projektligj për të ndaluar armët gjysmë automatike.

Të shtënat me armë dhe vrasjet e ndodhura muajt e fundit janë kthyer në një temë të mprehët debati, ndërsa qytetarët thonë se ndihen gjithnjë e më shumë të rrezikuar.

Ndërkohë, analistët argumentojnë se republikanët mund ta ndalin këtë nismë të demorkatëve gjatë votimeve në Senat.

Kryetarja e Kongresit Nancy Pelosi tha se kalimi i këtij ligji “shpëton jetë”. Reagoi gjithashtu edhe Presidenti Joe Biden duke thënë se shumica e popullit amerikan pajtohet me këtë veprim të arsyeshëm, ndërsa i kërkoi Senatit që të lëvizë sa më shpejt për ta çuar këtë projektligj në tryezën e presidentit.

Debati për armëmbajtjen në Amerikë është një temë e nxehtë dhe pritet të dominojë në zgjedhjet e ardhshmë presidenciale.

Demokratët janë për më shumë rregulla për armëmbajtjen, ndërkohë që republikanët thonë se është e drejtë kushtetuese mbajtja e armëve në Amerikë.

Show More

Related Articles

Back to top button