BotaLajme

Izraeli refuzon Hamasin për marrëveshjen e armëpushimit, lufta nuk ndalet

Siç raporton Al Jazeera, të paktën 73 palestinezë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, 43 persona vetëm në qytetin e Gazës.

Hamas ka njoftuar se ka rënë dakord për formimin e një administrate kombëtare të pavarur për të drejtuar Gazën dhe është gati për një marrëveshje të përhershme armëpushimi, e cila përfshin lirimin e të gjithë të burgosurve izraelitë.

Megjithatë, zyra e Kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu hodhi poshtë deklaratën e Hamas, duke theksuar se lufta mund të përfundojë menjëherë vetëm sipas kushteve të vendosura nga kabineti izraelit: lirimi i të gjithë të burgosurve izraelitë dhe çarmatimi i grupit palestinez.

Forcat e Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Liban (UNIFIL) raportuan se u sulmuan nga dronë izraelitë me katër granata të martën, 2 shtator, duke e cilësuar këtë si një nga “sulmet më serioze” ndaj forcave të tyre që nga ndërprerja e konflikteve midis Izraelit dhe Hezbollah-ut në nëntor.

Përpos këtyre, Izraeli ka paralajmëruar hakmarrje ndaj Houthi-ve në Jemen.

 

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk