BotaLajme

Ukraina godet një nga rafineritë më të mëdha të gjigantit rus të naftës

Dronët ukrainas sulmuan disa objekte ruse të naftës, përfshirë rafinerinë më të madhe të Rosneft në Ryazan dhe një objekt magazinimi nafte në rajonin e Luhanskut.

Lajmi u konfirmua nga Robert “Madyar” Brovdi, komandant i forcave ukrainase të dronëve, shkruan The Kyiv Independent.

“Benzina (në Rusi) po bëhet gjithnjë e më e rrallë, ndërsa gazi dhe nafta po zhduken me shpejtësi”, tha Brovdi.

Banorët e Ryazanit, një qytet i vendosur 180 kilometra në juglindje të Moskës, raportuan për shpërthimet rreth orës 2 të mëngjesit, të ndjekura nga një zjarr i madh që ndriçoi qiellin e natës.

Fotot dhe videot që u përhapën shpejt në internet treguan tym të zi që ngrihej nga rafineria në skajin jugor të qytetit.

 

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk