BotaLajme

Tortura makabre nga rusët, Kievi kërkon hetim për ushtarin ukrainas!

Në Kiev, po kërkohet hetim pas publikimit të disa videove tronditëse në mediat sociale, të cilat duket se tregojnë ushtarët rusë që kastrojnë dhe më pas vrasin një të burgosur lufte nga Ukraina.

Avokati i Popullit, Dmytro Lubinets njoftoi se i ka kërkuar Prokurorisë së Përgjithshme verifikimin e filmimeve të tmerrshme, të cilat u shfaqën në disa kanale në gjuhën ruse dhe ukrainase të rrjetit të mediave sociale Telegram, një ditë më parë. Detajet e videos, si ku dhe kur është filmuar, ende nuk janë konfirmuar në mënyrë të pavarur nga burime zyrtare. Shumë media ndërkombëtare kanë vendosur të mos e publikojnë videon për shkak të përmbajtjes së saj të rëndë.

“Kam kërkuar nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës të verifikojë faktin dhe të dhënat e një krimi lufte që përbën shkelje të hapur të Konventës së Gjenevës”, tha Lubinets. “Ne po pergatisim edhe një draft për Komitetin e OKB-së kundër Torturës për të organizuar një vizitë urgjente në Federatën Ruse dhe territoret e pushtuara përkohësisht të Ukrainës, si dhe në Komitetin Europian për Parandalimin e Torturës, Trajtimit ose Ndëshkimit Çnjerëzor (CPT)”, shtoi ai.

Duke iu referuar videove, këshilltari presidencial ukrainas, Mykhaylo Podolyak u zotua se Ukraina do të identifikojë “të gjithë” personat e përfshirët në incident. “Mjegulla e luftës nuk do t’i ndihmojë kasapët rusë të shmangin dënimin”, deklaroi Podolyak. Që prej fillimit të agresionit të paprovokuar rus në muajin shkurt, Kievi zyrtar thotë se ka identifikuar mijëra krime lufte të kryera nga trupat ruse e hetues nga disa vende, si dhe Gjykata Penale Ndërkombëtare, gjithashtu po mbledhin e shqyrtojnë prova për të përcaktuar nëse janë kryer krime lufte.

Show More

Related Articles

Back to top button