BotaLajme

Disa muaj pas “luftës së ftohtë”, Trump dhe Musk takohen në funeralin e Charlie Kirk

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump dhe manjati i teknologjisë, Elon Musk, u panë të ulur së bashku, madje duke shtrënguar duart, në shërbimin përkujtimor për aktivistin konservator Charlie Kirk, duke shënuar takimin e tyre të parë publik që nga përplasja e ashpër që patën ne fillim të këtij viti.

Musk u pa për herë të parë vetëm në tribunat e stadiumit State Farm, ku rreth 78,000 njerëz ishin mbledhur për t’i bërë homazhe Kirkut të vrarë. Pamjet e mëvonshme të postuara në mediat sociale treguan se Trump u ul pranë tij, duke folur së bashku, ndërsa turma duartrokiste.

Trump ia zgjati dorën Musk dhe të dy shkëmbyen një shtrëngim duarsh të shkurtër, pas së cilës Musk u ngrit dhe u largua nga Trump. Vlen të përmendet se Musk më vonë e postoiu shtrëngimin e duarve të tyre në rrjetin social X. “Për Çarlin”, shkroi ai.

 

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk