BotaLajme

1.1 mln Dollarë për orën e Hitlerit

Një orë e cila mendohet se i përkiste liderit nazist Adolf Hitler, është shitur për 1.1 milionë dollarë në një ankand në SHBA. Ora i ka shkuar një personi i cili ka preferuar që të qëndrojë anonim.

Në orë janë inicialet e Hitlerit dhe shfaqet një svastika. Ky ankand u kundërshtua nga udhëheqësit hebrenj. Ndërkohë që shtëpia e ankandit e cila ka shitur pjesë naziste edhe në të shkuarën tha për mediat gjermane se qëllimi i saj është që të ruajë historinë.

Mendohet se kjo orë iu dha udhëheqësit nazist si një dhuratë ditëlindje në vitin 1933, vit kur u bë Kancelar i Gjermanisë. Por më vonë u mor nga disa ushtarë francezë kur mësynë në Berghof në vitin 1945./tvklan.al

Show More

Related Articles

Back to top button