Kufijtë e Zelandës së Re janë plotësisht të hapur për herë të parë që nga marsi i vitit 2020, kur ata u mbyllën në një përpjekje për të mbajtur jashtë virusin COVID-19.
Autoritetet e imigracionit tani do të fillojnë të pranojnë sërish vizitorët me viza dhe ata me viza studentore, raportoi BBC të hënën.
Kryeministrja, Jacinda Ardern e quajti këtë një “moment të madh”, duke shtuar se ishte pjesë e një “procesi të kujdesshëm”.
Shumica e vizitorëve do të duhet ende të vaksinohen plotësisht, por nuk ka kërkesa për karantinë.
Kufiri detar i vendit është rihapur gjithashtu, me anijet e lundrimit dhe jahtet e huaja rekreative tani të lejuara të ankorohen.
Zelanda e Re njoftoi fillimisht një plan rihapjeje me faza, në shkurt. Ky shtet lejoi qytetarët e vaksinuar të ktheheshin nga Australia atë muaj dhe ata që vinin nga diku tjetër të ktheheshin, në mars.
Në maj, Zelanda e Re filloi të mirëpresë turistë nga më shumë se 50 vende në listën e heqjes së vizave../@KOHA/