BotaLajme

BE kërkon largim të barrikadave në Veri

Barrikadat të hiqen menjëherë. Kjo është kërkesa e Bashkimit Evropian.

Një kërkesë e tillë vjet direkt nga shefi i diplomacisë evropiane, Joseph Borrell, i cili paralelisht me këtë kërkesë, ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për shtyrjen e zbatimit të masës së reciprocitetit ,sa i përket hyrjes në Kosovë me letërnjoftime të Serbisë.

Një shtyrje e tillë është bërë dje nga Qeveria e Kosovës, pas sugjerimit të ambasadorit amerikan në Kosovë.

“Mirëpresim vendimin e Kosovës për zhvendosjen e masave deri më 1 shtator. Pres që të gjitha bllokimet e rrugëve të hiqen menjëherë”, ka shkruar Borrell në Twitter.

Borrel deklaroi se çështjet e hapura duhet të adresohen përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja dhe fokusimi në normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, është thelbësore për rrugët e të dy vendeve drejt integrimit në Bashkimin Evropian. 

Show More

Related Articles

Back to top button