BotaLajme

Avioni Boeing 737 u rrëzua qëllimisht në Kinë

Në aksident humbën jetën 133 persona, hetohet roli i pilotit apo një personi të tretë

Tragjedia e avionit Boeing 737 i kompanisë kineze China Eastern ku humbën jetën 133 persona tronditi jo vetëm vendin ku ndodhi tragjedia por edhe botën.

Menjëherë autoritetet atje filluan hetimet për të kuptuar se çfarë kishte shkuar keq. Disa detaje, duke filluar nga trajektorja e mjetit fluturues, nuk bindën hetuesit duke bërë që dyshimet të shtoheshin se nuk ishte thjesht një problem teknik.

Nga ekzaminiet e kutisë së zezë të mjetit rezulton se avioni është rrëzuar qëllimisht. Nuk dihet ende nëse ka qenë piloti apo një person i tretë. Është e vështirë t’i atribuohet përgjegjësia një personi, por sipas gazetës amerikane “Wall Street Journal” vëmendja duhet përqendruar te piloti.

Avioni po fluturonte me shpejtësi të lartë në momentin e aksidentit, dhe ka ndërruar trajektore menjëherë dhe pa asnjë arsye racionale, pa kërkuar asnjë ndihmë kullës së vrojtimit, madje kur pikërisht kjo e fundit kishte kërkuar shpjegime për manovrat e rrezikshme, asnjë nga pilotët nuk është përgjigjur.

Ky rast risjell në vëmendje tragjedinë e vitit 2015, ku avioni i cili ishte nisur nga Barcelona për në Dusseldorf me 150 persona ra në afërsi të Nicës, për shkak të vendimit të ndihmëspilotit Andreas Lubitz, që shfrytëzoi momentin kur piloti tjetër nuk ishte për të rrëzuar qëllimisht avionin.

Show More

Related Articles

Back to top button