BotaLajme

Tuneli i mbushur me drogë/ Lidhte dy shtetet, zbulohet nga policia amerikane

Një tunel afro 550m I gjatë është zbuluar nga autoritetet amerikane, teksa nëpërmjet tij lidheshin një magazinë në Tijuana të Meksikës me qytetin San Diego në Kaliforni. Tuneli ishte I fortifikuar, teksa policia zbuloi se brenda tij kishte system hekurudhor, ndriçim, mure të forta dhe system ventilimi. Në përfundim të operacionit policor u arrestuan 6 persona, teksa u sekuestruan 799 kg kokainë, 75 kg metamfetaminë dhe 1,6 kg heroinë. Të arrestuarit janë të gjithë shtetas amerikanë të moshë nga 31-55 vjeç. Ata u arrestuan nën akuzën e trafikut dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike. Tuneli në fjalë është i 272-ti i zbuluar në kufirin meksikano-amerikan që prej vitit 1993 dhe i 15-ti prej vitit 2006. Ai u jep mundësi trafikantëve të kalojnë nga Meksika drejt Shteteve të Bashkuara sasi të mëdha drogash të forta, si kokaina dhe heroina. Nuk dihet ende se cilat janë grupet të cilat shfrytëzonin tunelin për trafikun e drogës, por autoritetet ngrenë dyshimet se nuk është I vetmi. Prokurori Randy Grossman pohoi se do të vijojnë kontrollet për zbulimin e të tjerëve. “Do t’i mbyllim të gjitha rrugët nëntokësore që do të gjejmë për të mos lejuar që droga të arrijë në rrugët tona dhe të shkatërrojë familjet dhe komunitetet tona”.

Show More

Related Articles

Back to top button