Një 27-vjeçar shqiptar, banues në provincën e Romës është arrestuar në Itali për trafikim lëndësh narkotike.
27-vjeçarit ju gjet një çantë pazari e mbushur me marihuanë.
Pasditen e djeshme i riu, teksa kalonte përmes Viale Rossini duke drejtuar një Smart, u ndalua nga policët për një kontroll: oficerët vunë re një çantë pazari veçanërisht të rëndë në sediljen e pasme, në anën e shoferit, dhe menjëherë pyetën 27-vjeçari çfarë kishte brenda.
Pa bërë asnjë rezistencë, i riu është përgjigjur se mbante marijuanë. Për këtë arsye policët kanë kontrolluar përmbajtjen, duke hapur çantën dhe kanë gjetur në brendësi tre thasë transparente të salduara elektronikisht me marijuanë, me peshë totale 3,300 kilogramë.
Droga dhe makina e përdorur për transportin e drogës u sekuestrua.
27-vjeçarari u arrestua dhe u dërgua me urdhër të prokurorit në burgun Borgo San Nicola./LECCEPRIMA/