BotaLajme

Autobusi përplaset me makinën dhe bie nga ura, 9 viktima

Të paktën 9 persona kanë humbur jetën në një aksident të rëndë rrugor në Argjentinë, ku u përfshinë një autobus dhe një makinë.

Sipas raportimeve ngjarja ka ndodhur në autostratën 14 në Misiones, ku autobusi pasi u përplas me makinën ka rënë nga një urë.

Ekipet e ndihmës së shpejtë shkuan menjëherë në vendngjarje dhe iu erdhën në ndihmë dhe 20 pasagjerëve të tjerë që u dërguan me urgjencë në spital.

Sipas raportimeve, mes viktimave ka gra dhe fëmijë, teksa kanë nisur hetimet për shkaqet e këtij aksidenti.

 

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk