Sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteres e përshëndeti lundrimin e sotëm nga porti ukrainas Odesa të anijes së parë tregtare nga 26 shkurti.
Guteres tha se është imperativ humanitar që të sigurohet se drithërat ekzistuese dhe produktet e tjera ushqimore ndodhen në tregun global.
Ai theksoi se anija, që është nisur për në Tripoli në Liban, është ngarkuar me 26.537 ton grurë, e para ka lundruar gjegjësisht në pajtim me marrëveshjen e Stambollit për eksportin e grurit me anije nga porti në Detin e Zi, që është nënshkruar më 22 korrik.
Zëdhënësi i Guteresit theksoi gjithashtu se Programi Botëror i Ushqimit, degë e Agjencisë së Ushqimit dhe Bujqësisë të OKB-së, planifikon të blejë, ngarkojë dhe transportojë 30.000 ton grurë nga Ukraina nëpërmjet një anijeje të ngarkuar nga OKB-ja, por paralajmëroi më shumë detaje në ditët në vijim.
Anija e parë e ngarkuar me grurë ukrainas, sot u largua nga porti ukrainas i Odesas që nga fillimi i sulmit rus dhe siç njoftoi trupi monitorues i OKB-së, anija do të inspektohet në Stamboll përpara se të vazhdojë udhëtimin e saj për në Tirpoli.
Më 22 korrik, Moska dhe Kievi nënshkruan marrëveshje të veçanta me Turqinë dhe OKB-në, të cilat krijuan kushte për zhbllokimin e eksportit të grurit ukrainas.