
Një fluturim me 298 venezuelas të deportuar nga SHBA-të mbërriti të premten në Aeroportin Ndërkombëtar Maquetia Simón Bolivar në Karakas, njoftoi Ministria e Brendshme, Drejtësisë dhe Paqes e Venezuelës.
Të deportuarit, që përfshinin 240 burra, 47 gra, gjashtë djem dhe 5 vajza, u pritën nga autoritetet lokale sipas protokolleve të parashikuara për riatdhesimin, tha organizata qeveritare Vuelta a la Patria, përgjegjëse për mirëpritjen e qytetarëve të kthyer.
Riatdhesimet ndodhin në një kohë tensionesh të larta midis Uashingtonit dhe Karakasit, ndërsa Presidenti amerikan Donald Trump po shqyrton mundësi operacionesh ushtarake në Venezuelë.



