BotaLajme

Gjermani, dy pasagjerë u përpoqën të ndalonin aeroplanin që u kishte ikur

Dy pasagjerë rumunë që iu kishte ikur një fluturim nga Këlni i Gjermanisë për në Bukuresht të Rumanisë, u përpoqën ta ndalonin aeroplanin duke tundur duart në pistë pasi hynë nga dalja e emergjencës, transmeton Anadolu.

Sipas gazetës “Bild”, një fluturim i “Wizz Air”-it nga aeroporti i Këlnit-Bonit për në Bukuresht u kthye në pistë pasi ishin mbyllur dyert.

Ndërkohë, dy pasagjerët rumunë që iu kishte ikur fluturimi shtypën butonin e emergjencës në aeroport dhe hynë në pistë përmes daljes së emergjencës.

Ngritja e aeroplanit u vonua pasi dy burrat, të moshës 28 dhe 47 vjeç, u përpoqën ta ndalonin aeroplanin duke tundur duart dhe u shfaqën papritur në pistë.

Policia njoftoi se ka filluar procedura ligjore kundër dy burrave për shkelje të Aktit të Sigurisë Ajrore dhe se incidenti po hetohet.

 

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk