Kovaçevski: Të festojmë Ilindenin në harmoni dhe unitet
“Ilindeni është krenaria jonë, udhërrëfyesi ynë. Ilindeni është forca jonë për të ardhmen!”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski në urimin me rastin e festës së Ilindenit.
Në një postim në Facebook, kryeministri bëri thirrje që të festohet festa në harmoni dhe unitet.
“Ilindeni i lumtur dhe jetëgjatë – Festa e Republikës. Le ta festojmë në harmoni dhe unitet. Sot ne nderojmë dy Ilindenët e vitit 1903 dhe 1944, themelet e shtetit maqedonas, gjuhën dhe identitetin maqedonas dhe shprehim mirënjohje të përjetshme për banorët e Ilindenit dhe Asnomit për angazhimin dhe vizionin e tyre për një shtet modern, sovran, të pavarur. Ilindeni është krenaria jonë, udhërrëfyesi ynë. Ilindeni është forca jonë për të ardhmen!”, ka shkruar kryeministri Kovaçevski.