BotaLajme

KALIFORNIA SHPALL GJENDJEN E JASHTËZAKONSHME PËR SHKAK TË LISË SË MAJMUNËVE

Kalifornia ka shpallur një gjendje të jashtëzakonshme për shkak të lisë së majmunëve, duke u bërë shteti i dytë në tre ditë që merr këtë vendim.

Guvernatori i shtetit, Gavin Newsom, tha se deklarata e së hënës do ta ndihmonte shtetin të koordinohej, të kërkonte më shumë vaksina dhe të drejtonte fushatat e komunikimit dhe edukimit se ku njerëzit mund të marrin trajtim dhe vaksina.

Kalifornia, shteti më i populluar i vendit, ndjek hapat e deklaratave të ngjashme të lëshuara nga New York-u dhe San Francisco.

Show More

Related Articles

Back to top button