
Shqipëria dhe Mali i Zi kanë mundësi konkrete për anëtarësimin në BE në një të ardhme shumë të afërt, deklaroi sot kryeministrja italiane, Giorgia Meloni.
“Italia është plotësisht e përkushtuar për të siguruar që Këshilli Europian i nesërm të dërgojë një mesazh të fortë politik mbi zgjerimin, për të dërguar një sinjal uniteti dhe besueshmërie kolektive. Anasjelltas, pa përparim në udhëtimin e partnerëve tanë drejt pranimit në BE, ne rrezikojmë t’ua dorëzojmë ata rivalëve tanë sistemikë, duke destabilizuar përgjithmonë fqinjësinë tonë dhe duke e lënë BE-në të parëndësishme”, theksoi kryeministrja Meloni në fjalimin e saj para Dhomës së Deputetëve përpara Këshillit të BE-së, shkruan ANSA, transmeton ATSH.
“Në veçanti, ne nuk mund të përballojmë vonesën e mëtejshme të pranimit të Ballkanit Perëndimor, i cili tashmë është pjesë e familjes europiane dhe është themelor për autonominë tonë strategjike”, shtoi ajo.
“Do ta përsëris këtë përsëri sonte në samitin BE-Ballkan, ku do të mbërrij menjëherë pas përfundimit të debatit në Dhomën e Deputetëve. Rezultatet e arritura nga Shqipëria dhe Mali i Zi gjatë vitit të kaluar janë me të vërtetë shumë inkurajuese dhe tregojnë se të dy vendet kanë një shans të vër



