
Ministri i Jashtëm rut, Sergei Lavrov në një intervistë të publikuar të hënën në mbrëmje tha se Perëndimi duhet ta kuptojë se Rusia ka iniciativë strategjike në Ukrainë, ndërsa bisedimet për një zgjidhje të mundshme vazhdojnë.
Lavrov shtoi se Perëndimi duhet të përballet me realitetin në terren, gati katër vjet pas pushtimit të Ukrainës nga Moska, të cilin Rusia e quan një “Operacion Special Ushtarak”.
Ai tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara tani mbështesin idenë, e cila u bë e qartë për të gjithë, se me përfundimin e mandatit të Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, kërkoheshin zgjedhje të reja.
Lavrov theksoi përsëri se një zgjidhje kërkonte që Ukraina të mos i bashkohej NATO-s dhe që vendi të miratonte një status neutral dhe të paangazhuar.



