Një aksident me tre të vdekur ka ndodhur në kryqëzimin e autostradës Ivrea-Santhià të Italisë, të martën.
Mediat italiane raportojnë se një “Toyota Yaris” dhe një “Fiat Panda”, janë aksidentuar kështu duke përfunduar në një anë të rrugës. Në makinën e fundit ndodheshin tre të vdekurit, një burrë 40-vjeçar, një grua 32-vjeçare dhe djali i tyre 15-vjeçar, të gjithë italianë, por banues në Mbretërinë e Bashkuar.
Nga ana tjetër, në Yaris udhëtonin katër persona, të cilët kanë mbetur me lëndime të rënda, por jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë ndërhyrë edhe zjarrfikësit e Ivreas me helikopter të komandës krahinore, helikopterin e shpëtimit (i cili transportoi të plagosurit në spitalin e Novarës) dhe policia rrugore./21Media/