BotaLajme

Përfundojnë bisedimet e para trepalëshe SHBA-Ukrainë dhe Rusi

Përfaqësuesit e të dyja vendeve po takoheshin me ndërmjetësit amerikanë në Abu Dhabit.Ashtu si dje, shumë pak detaje janë bërë publike për bisedimet që u zhvilluan sot mes SHBA-së, Ukrainës dhe Rusisë.Ata u fokusuan tek “elementet e pazgjidhura” të kuadrit të paqes të propozuar nga SHBA-ja, tha një zëdhënës i qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe, duke iu referuar planit të hartuar fillimisht nga SHBA dhe Rusia, dhe më pas i modifikuar nga SHBA-ja dhe Evropa.

Bisedimet përfshinin “angazhim të drejtpërdrejtë” mes zyrtarëve të të dy vendeve dhe u zhvilluan në një “atmosferë konstruktive dhe pozitive”, shkruan skynews.

Kjo mund të sugjerojë se përfaqësuesit rusë dhe ukrainas ishin në të njëjtën dhomë, në vend që SHBA-ja të bënte ndërmjetësimin mes tyre, por deklarata nuk është përfundimtare.

Ndryshe, nuk dihet nëse dihet nëse do të ketë bisedime të reja mes palëve në ditët në vazhdim. /Telegrafi/

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk