BotaLajme

Vikermesing: Sri Lanka është duke përgatitur plan për dalje nga kriza më e keqe ekonomike

Presidenti i ri i Sri Lankës, Ranil Vikermesing, sot deklaroi se qeveria e tij është duke përgatitur plan politik për 25 vitet e ardhshme me qëllim që ta ulë borxhin publik dhe ta shndërrojë vendin në një ekonomi eksportuese konkurruese derisa kërkon dalje nga kriza më e keqe ekonomike.

Vikremesing në fjalimin e tij në Parlament tha se Sri Lanka ka nevojë për zgjidhje afatgjata dhe bazë të fuqishme që të pengohet sërish të ndodhë kriza ekonomike.

Ai tha se qeveria e tij ka filluar negociata me Fondin Monetar Ndërkombëtar për një plan katërvjeçar shpëtimi dhe ka filluar ta finalizojë planin për ristrukturimin e borxhit.
“Në një të ardhme të afërt këtë plan do t’ia dorëzojmë një Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe do t’i fillojmë negociatat me vendet që kanë dhënë ndihmë kreditore. Shtesë, do të fillojnë negociatat me kreditorët privatë që të arrihet konsensus”, tha Vikremesing.

Ai tha se vështirësitë deri diku janë zbutur me uljen e ndërprerjeve të energjisë elektrike, importimin e plehrave artificialë për përmirësimin e shpërndarje së gazit për përgatitjen e ushqimit.

“Janë marrë masa sigurie për të shmangur mungesën e ushqimit. Ka filluar shpërndarja e barnave esenciale dhe pajisjeve mjekësore nëpër spitale. Shkollat ​​janë rihapur. Po merren masa për tejkalimin e pengesave me të cilat përballen industritë dhe sektorët e eksportit”, tha ai.

Presidenti Vikremesing deklaroi se Sri Lanka mund të bëhet vend tërësisht i zhvilluar deri në vitin 2048, kur edhe shënohet 100 vjetori i pavarësisë.

Show More

Related Articles

Back to top button