BotaLajme

‘Lufta për bukën’, fermerët ukrainas korrin grurin para flakëve duke rrezikuar jetën (VIDEO)

UKRAINË- Ukraina është në luftë. Vendi është një nga eksportuesit më të mëdhenj në botë i drithit.

Por para se gjithash, fermerët duhet të kujdesen për familjet e tyre, dhe shteti për banorët e tij.

Bombardimet nga Rusia nuk po kursejnë asgjë! Tashmë edhe plantacione të mbjellura me grurë.

Një video që shfaq fermerët ukrainas duke korrur grurin dndërsa fusha digjet, ka filluar të shpërndahet në mediat sociale, duke duartrokitur punën e tyre të guximshme. Sipas videos, fermerët po korrin pjesët që ende s’i ka përfshirë flaka në tentimin për të shpëtuar grurin. Flaka u ndez nga raketat ruse që u hodhën në atë pjesë të vendit.

Disa nga mbishkrimet që njerëzit kishin shpërndarë në videon e postuar ishin: “Çmimi i bukës këtë vit; Shikoni se si fermerët ukrainas rrezikojnë jetët e tyre për të siguruar ushqim për botën, duke punuar nën zjarrin e raketave ruse”.

Show More

Related Articles

Back to top button