Ekstremistët e djathtë të “Fratelli d‘Italia” para zgjedhjeve të parakohshme të shtatorit në Itali, kryesojnë në sondazhe me 22 përqind të pëlqimeve, nga katër përqind që kjo shifër ishte më 2018. Kryetarja Girogia Meloni mund të bëhet kështu e para grua kryeministre e Italisë. Selia e partisë së Melonit, ndodhet në një ndërtesë historike, në romë, ku kanë hyrë e kanë dalë pasuesit e ish udhëheqësit fashist të italisë, Benito Musolini. Dhe vetë ajo ka një qëndrim të përcaktuar ndaj historisë: vazhdimisht në intervista Meloni thotë, se ‘diktatori’ Mussolini ka qenë një personalitet i shumëanshëm. Meloni nuk ka një distancim nga fashizmi. Në autobiografinë e saj ajo shkruan, se është e vetëdijshme, që politikisht po ecën në një fushë të minuar: “Ne jemi fëmijë të historisë sonë. Të të gjithë historisë sonë. Si për të gjitha kombet e tjera rruga jonë është ajo që ne kemi përshkuar, komplekse, shumë më e ndërlikuar, nga sa ne duam ta tregojmë.” Një simbol i fashistëve është vazhdimisht i pranishëm, kur Giorgia Meloni jep konferenca shtypi në selinë e partisë. Pas saj qendron logoja e Frateli d’Italia: një flakë e stilizuar me ngjyrat italiane. Kjo flakë e përjetshme në kuptimin figurativ flakëron në varrin e Mussolinit. Në përgatitjet për fushatën e kaluar elektorale Giorgia Meloni i pati udhëzuar anëtarët e partisë së saj që të mos bëjnë më deklarata ekstreme, të mos i referohen më fashizmit dhe në radhë të parë të mos përdorin më ‘përshëndetjen romake’, me dorën e djathtë të shtrirë. Partia që së shpejti mund të nxjerrë kryeministren nga radhët e veta, duhet të dalë prej skajit ekstrem për t’u pozicionuar në ‘qendrën e djathtë’. Tek e fundit Giorgia Meloni pas zgjedhjeve do të krijojë një koalicion qeverisës me partitë e djathta ‘Lega’-n e Matteo Salvinit dhe “Forza Italia”-n, e Silvio Berlusconit. Giorgia Meloni, lindur në vitin 1977, kur ishte nxënëse vetëm 15 vjeç u antarësua në ‘frontin e rinisë’ të një partie neofashiste, për të dhënë një sinjal kundër terrorit të së majtës ekstreme në ato vite në Itali. Më vonë ajo drejtoi unionin studentor të ekstremit të djathtë dhe më 2006 u zgjodh deputete në parlamentin italian. Më 2008 ajo ishte ministrja më e re e Italisë. Në moshën 31 vjeç ajo drejtoi Ministrinë e Rinisë në qeverinë e Silvio Berlusconit. Përpara dhjetë vjetësh Giorgia Meloni themeloi partinë “Fratelli d‘Italia”, kryetare e së cilës është që nga viti 2014. Me sloganin populist ‘Së pari Italia dhe italianët!’ Meloni do të hyjë tani në fushatën elektorale.
Read Next
2 days ago
Taravari uron Ditën e Alfabetit: Gjuha shqipe rojtar i identitetit shqiptar!
2 days ago
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
2 days ago
Shkon në 44 mijë numri i të vrarëve në Gazë, thonë zyrtarët palestinezë
2 days ago
Australia, gati ndalimin e mediave sociale për të miturit
2 days ago
“Tentoi të bënte grusht shteti”, policia braziliane akuza ndaj ish-presidentit Bolsonaro!
2 days ago
Kim Jong Un akuzon Uashingtonin për nxitje të tensioneve, paralajmëron rrezikun e një lufte bërthamore
2 days ago
22 Nëntori, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe/ Rama: Ta duam, ruajmë dhe përcjellim brezave që vijnë
2 days ago
Jeni Xhamia në Manastir u shndërrua në muze të trashëgimisë kulturore krishtere-islame, BFI del me reagim
2 days ago
VLEN: 116 vite alfabet shqip, një ditë e madhe në qeveri!
2 days ago