BotaLajme

Përmbytje në Spanjë e Portugali, gadishulli Iberik është goditur nga stuhia “Leonardo”

Gadishulli Iberik është goditur nga stuhia “Leonardo”, që ka shkaktuar shira të rrëmbyeshëm, erëra të forta dhe përmbytje. Në Portugali person humbi jetën pasi rrjedha e ujit mori para makinën e tij, ndërsa në Spanjë një vajzë që u hodh në lumë për të shpëtuar qenin e saj, është e zhdukur. Ndërkohë Shërbimet e emergjencës së Andaluzisë thonë se 14 lumenj dhe 10 diga janë në rrezik ekstrem përmbytjeje. Kjo goditje vjen teksa Portugalia ende nuk është rimëkëmbur nga stuhia Kristin javën e kaluar që shkaktoi mbi 4 miliardë euro dëme. Mbrojtja Civile Kombëtare e Portugalisë tha se kishte regjistruar të paktën 70 incidente që nga mëngjesi i së enjtes. /Alsat.mk

 

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk