BotaLajme

Reagime të shumta ndërkombëtare pas tensioneve në rritje

Reagime të shumta nga udhëheqësit botërorë lidhur me sulmet amerikane e izraelite ndaj Iranit dhe kundërpërgjigjes së Teheranit me sulme në Lindjen e Mesme. Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, i quajti zhvillimet “të rrezikshme”. Mbrojtja e civilëve dhe e drejta ndërkombëtare humanitare është një përparësi, tha ajo në X.

Zëvendës presidenti i Këshillit të sigurisë në Rusi, Dmitrij Medvedev, ka kritikuar ashpër veprimet e presidentit amerikan Donald Tramp, duke vlerësuar se negociatat me Iranin ishin vetëm ‘një mbulesë’ “Paqebërësi e ka treguar përsëri fytyrën e tij. Të gjitha negociatat me Iranin ishin një operacion i fshehtë. Askush nuk dyshonte për këtë. Askush nuk kishte ndërmend të negocionte ndonjë gjë”, tha Medvedev.

Ministria e jashtme e Zvicrës tha se është “thellësisht e alarmuar nga sulmet duke u bërë thirrje “të gjitha palëve të ushtrojnë përmbajtje maksimale, të mbrojnë civilët dhe infrastrukturën civile”.

Kryeministri i Malajzisë, Anwar Ibrahim, tha se sulmet e SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit “e sjellin Lindjen e Mesme në prag të katastrofës”, duke i kërkuar Uashingtonit dhe Teheranit të “ndjekin një dalje diplomatike në vend të përshkallëzimit të mëtejshëm”.

Ministria e Jashtme e Ukrainës tha në X se “regjimi në Teheran kishte çdo mundësi për të parandaluar një skenar të dhunshëm”, duke shtuar: “Ne riafirmojmë qëndrimin tonë të palëkundur: i urojmë siguri, prosperitet dhe liri popullit iranian, si dhe stabilitet dhe prosperitet Lindjes së Mesme”.

Kryeministri i Australisë, Anthony Albanese, tha se vendi i tij “mbështet Shtetet e Bashkuara që veprojnë për të parandaluar Iranin nga pajisja me armë bërthamore”, duke shkruar gjithashtu në X se “Australia qëndron me popullin e guximshëm të Iranit në luftën e tyre kundër shtypjes”./Alsat.mk

 

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk