BotaLajme

Irani me sulme hakmarrëse ndaj bazave ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme

Garda Revolucionare Iraniane ndërmori sulme hakmarrës me raketa e dronë ndaj Izraelit dhe bazave ushtarake amerikane. Sulmi i parë hakmarrës ndodhi në Bahrejn.

Në këtë shtet gjendet flota e pestë e marinës amerikane. Ndërkohë shpërthime dhe sirena janë dëgjuar edhe në kryeqytetin e Katarit, Doha ku gjendet baza ajrore më e madhe amerikane në rajon “Al Ubeid”. Ministria e Mbrojtjes e Katarit tha se i ka parandaluar me sukses sulmet që shënjestruan territorin e shtetit.

Në Kuvajt në shënjestër të Iranit ishte baza „Al Salem”.

Në Emiratet e Bashkuara Arabe një person humbi jetën nga mbetjet që binin pasi mbrojtja ajrore ndërpreu raketa iraniane që synonin bazat amerikane në Abu Dabi. Ministria e Mbrojtjes tha se viktima ishte një shtetas aziatik.

Alarmet u dëgjuan edhe në Jordan, në territorin e të cilit kaluan një pjesë e raketave. Izraeli shpalli gjendje të jashtëzakonshme. Ushtria konfirmoi se ka detektuar raketa iraniane. Alarme u dëgjuan në të gjithë rajonin izraelit, ndërsa qytetarët u urdhëruan të strehohen.

Pas sulmeve, shumë kompani ajrore ndërkombëtare i kanë anuluar fluturimet në mbarë Lindjen e Mesme. Një pjesë e tyre janë ndaluar deri më 2 mars, ndërsa një pjesë deri më 7 mars./Alsat.mk

 

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk